“Autolarjet” e Ministrive
Se veturat janë prioritet për Ministritë e Qeverisë së Kosovës, e dëshmojnë edhe tenderët e shpallur për to. Blerjen e veturave deri tani shumica e Ministrive e kanë bërë, dukë shpenzuar kështu mijëra euro. Por, ky nuk është shpenzimi i vetëm që ministritë janë dukë e bërë për vetura. Ministritë e Qeverisë së Kosovës, tani po shpenzojnë edhe mijëra euro në larjen e tyre.
Tenderët për “Larje të veturave”, deri tani kanë shpallë disa Ministri. Këta tender janë goxha të “majm”, ngase secili nga ta kalon shifrën e 1000 eurove.
Ministria e Integrimit Evropian e udhëhequr nga Vlora Çitaku ditë më parë ka përzgjedhë kompaninë për larje të veturave. Kësaj Ministrie larja e veturave do t’i kushtoj për një vit 2,160.00 euro. Këtë tender një vjeçar me mundësi vazhdimi e ka fituar autolarje “Liria”, derisa në garë ishin gjithsej tri kompani.
Edhe Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka vendosur të shpenzoj para të majme për këtë çështje. Tenderin për larje të veturave e ka fituar autolarje “Zijadini”, e cila do ti marrë për këtë punë 924.00 euro. Por, Ministria e Shëndetësisë në dosje të tenderit ka thënë se kontrata me këtë kompani është mujore.
Tutje me shpenzime për larje te veturave ka vazhduar edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e udhëhequr nga Nenad Rashiq. Kjo ministri në larje te veturave do ti shpenzoj 235.10 euro. Këtë tenderë e ka fituar kompania “ Unik Inter”, kurse në garë kanë qenë katër kompani.
Ministri Rashiq, dhe ministri Ministrisë së Infrastrukturës, Fehmi Mujota tenderin për larje te veturave u kanë besuar të njejtës kompani. Edhe te Mujta kompania ”Unik Inter” do të lajë vetura për një vit, derisa për këtë punë do të paguhet me 117.24 euro.
E Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj tenderin për larje te veturave ja ka dhënë kompanisë “ARDI”, derisa në garë kanë qenë gjithsej tri kompani. Kjo ministri ketë tenderë e ka dhënë me çimim për njësi, në dosje të këtij tenderi thuhet se tenderi i përgjegjshëm me çmimin me të lirë për njësi është 43.50 euro.
Ndërkaq, nga janari i këtij viti e deri tani vetura kanë blerë shumica e Ministrive të Qeverisë së Kosovës, ku kanë shpenzuar rreth 800 mijë euro. Ministria e Arsimit e udhëhequr nga Ramë Buja, ka shpenzuar rreth 200 mijë euro.
Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë e udhëhequr nga Mimoza Kusari-Lila, ka shpenzuar 165 mijë euro.
Ministria e Administratës Publike e udhëhequr nga Mahir Yagçilar, ka shpenzuar fiks 99, 596. 00 euro.
Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr Ferid Agani, ka shpenzuar 64.200.00.
Edhe ministri Nenad Rashiq që udhëheq me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për blerje të veturave, ka shpenzuar rreth 64 mijë euro.
Ndërkaq, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, për blerjen e veturave për këtë ministri, ka shpenzuar 58,200.00 euro.
Dhe, së fundi, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka vendosur të shpenzojë mijëra euro në blerje të veturave mbi 120 mijë euro./Indeksonline/.