Serbia kërkon rol ekzekutiv të EULEX në kalimet kufitare
Dejan Paviçeviq, të cilin Qeveria e Serbisë e ka emeruar për të vazhduar dialogun teknik me Kosovën, ka thënë të martën se rolin i Doganave të Kosovës “është pengesa më e madhe” për Beogradin në implementimin e marrëveshjes për kalimet kufitare.
Kërkesa kryesore e Beogradit është që “Dogana e EULEX-it”, e jo Prishtina, të ketë funksionin ekzekutiv në kalimet kufitare, ka thënë Paviçeviq.
Ai ndodhet në Bruksel, ku Komisionit Evropian do t’ia dorëzoj letrën me të cilën konfirmohet qëllimi i Qeverisë së Serbisë në implementimin e marrëveshjes për kalimet kufitare.
Paviçeviq do të merr pjesë edhe në formimin e grupeve punuese të cilat do të bëjnë implementimin e marrëveshjes, ndërsa ka paralajmëruar “ndryshimin e disa pjesëve të marrëveshjes”, për të cilat ka thënë se nuk janë në dobi të Beogradit.
“E gjithë poenta e menaxhimit të integruar të vijës administrative është që mos të jetë sikur deri më tash që ju te kaloni një punkt, te themi të vendit të askujt, pastaj punktin tjetër, mirëpo të jetë një punkt në të cilin do të punohet bashkërisht”, ka thënë ai.
Sipas tij, në ato punkte, të cilët, ka thënë ai, nuk do të ngjajnë në kufi, do të jenë të gjithë zyrtarët bashkë – te Beogradit, Prishtinës dhe BE-së, ku Beogradi insiston në rol ekzekutiv te EULEX-it.