Kalo te lënda

Nikolic në OKB: Kurrë nuk do ta njohim Kosovën

Serbia propozon bisedime direkte me Prishtinën, në nivelin më të lartë politik, në mënyrë që të gjithë qytetarët në Kosovë të jetojnë më mirë, por kurrë nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovë, ka deklaruar të martën në New York, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic.

Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Nikolic tha se Serbia kurrë nuk do ta pranoj Kosovën, sepse kjo është në kundërshtim me parimet e Aktit Përfundimtar të Helsinkit dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të vitit 1999.

“Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës paraqet precedent dhe kërcënim afatgjatë për stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjërë”, tha Nikolic, raporton Rel.

Presidenti serb ka theksuar se Serbia do t’i plotësoj të gjitha obligimet nga marrëveshjet e arritura deri tash, por ka vlerësuar se këto marrëveshje ishin “plotësim i dëshirave të palës shqiptare” dhe “lëshim pe i udhëheqjes së atëhershme të Serbisë nën presionet e rënda”. /Telegrafi/

 

Lini një koment