Kalo te lënda

Krasniqi sfidon Thaçin: Mund të kandidoj për kryetar të PDK-së

Në vazhdim të emisionin Rubikon, kryetari i Kuvendit ka folur edhe për rastin e fundit rreth Hotelit “Grand”. Ai ka thënë se në kabinetin qeveritar ka njerëz që janë marrë me krim të organizuar, duke iu referuar akuzave dhe kundër-akuzave ndërmjet zv/kryeministrit Behgjet Pacolli dhe zv/ministrit të Ekonomisë, Astrit Haraqija, i cili është liruar nga ky post.

“Ne e dimë që një njeri e ka humbur jetën si pasojë e këtyre zhvillimeve”, ka thënë Krasniqi duke iu referuar vetëvrasjes së shefit të AKP-së, Dino Asanaj.

“Edhe Pacolli edhe Haraqija janë anëtar të qeverisë dhe kjo i qet hije të zezë jo vetëm qeverisë, por edhe PDK-së që ata njerëz i ka marrë në koalicion, njerëz të kapur në krim të organizuar.

Ai ka kërkuar që kryeministri Thaçi ta thotë fjalën e tij lidhur me këtë rast. “Duhet kryeministri t’iu drejtohet anëtarëve dhe organeve të partisë dhe qytetarëve”, ka thënë ai.

Ndërsa duke folur për zhvillimet e fundit në PDK, Krasniqi ka thënë se në Kuvendin e ri Zgjedhor të kësaj partie duhet të shkohet sipas parimit një anëtar një votë, ide kjo e mbështetur edhe nga nënkryetari i PDK-së Fatmir Limaj.

Ndërkaq, Krasniqi nuk ka përjashtuar mundësinë që të jetë kundërkandidat i kryetarit aktual të PDK-së, Hashim Thaçi, në zgjedhjet brenda partiake.

“Nëse do të shkonin gjërat në rregull, nuk do të pengonte të jem edhe vetëm anëtar i kryesisë. Nëse do aplikohet sistemi një anëtar një votë, mund edhe të jem kandidat për kryetar të partisë”, është shprehur Krasniqi.

Ndër tjerash, i pari i Kuvendit ka thënë se ka pasur vjedhje të votave në zgjedhjet e para dy viteve, duke shtuar se “disa deputetë të PDK-së kurrë nuk do të ishin pjesë e parlamentit nëse nuk do të kishte vjedhje votash”.

………………………………………………………………………………..

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kundërshtuar ashpër kryeministrin dhe kryeartin e partisë së tij, Hashim Thaçi për gatishmërinë për të hyrë në bisedime politike me Serbinë.

Krasniqi në emisionin Rubion të Ktv-së, ka thënë se pa një konsensus të plotë të Kuvendit dhe partive parlamentare askush nuk ka të drejt të pranojë bisedime politike me Serbinë.

“Dokumenti i Ahtisaarit është kompromisi më i madh i Kosovës karshi Serbisë, prandaj pa një debat dhe konsensus të gjerë në Kosovë nuk duhet hyrë në bisedime të reja dhe politike me Serbinë”, ka thënë Krasniqi.

Ai e ka kundërshtuar edhe deklaratën e përfaqësuese së lartë të BE-së Catherine Ashton e cila ka thënë se edhe Prishtina edhe Beogradi duhet të përgatiten për kompromise të renda. “Edhe deklaratë e padrejtë ajo çka ka thënë Ashtoni”, ka thënë Krasniqi.

“Thaçi dhe Jahaga duhet të bëjnë të qartë, që ajo që është arritur në Vjenë dhe në Kushtetutë nuk do të ndryshoj. Ata duhet të kthehen në Kosovë, duhet presidentja t’i thirr paritë parlamentare për të biseduar me ata dhe për të arritur një konsensuse që çështja e bisedimeve me Serbinë mos të jetë barrë e vetëm një subjekti politik. Duhet të dëgjohet edhe zëri i opozitës. Dhe vetëm atëherë të bisedohet me Serbinë, por pa këtë konsensus nuk i kisha sugjeruar askujt të bisedoj, përgjegjësia është e atyre që vendosin”, ka thënë ai.

Sa u përket deklaratave të kryeministrit Thaçi për gatishmërinë e Kosovës për dialog politik me Serbinë, Krasniqi ka thënë se kryeministri ka gabuar këtu. “Nuk është dashur ta thotë këtë, ai nuk është mbret. Duhet të bisedohet me partitë parlamentare. Deri më tash kjo gjë nuk ka ndodhur, nuk ka ndodhur as në Partinë Demokratike”, ka thënë nder tjerash Krasniqi. (ORAinfo)

Lini një koment