Kalo te lënda

Krasniqi paralajmëron mundësinë e largimit nga PDK

Kryeministri Thaçi ka gabuar me deklarimet e tij PRO bisedimeve politike. Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, në Rubikon të KTV-së. Ai, duke folur për situatën në partinë e tij, nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga partia, nëse reformat nuk ndodhin. Por, në ndërkohë edhe mund të kandidojë vetë për kreun e partisë. Gjithashtu, ka kërkuar edhe deklarim të Kryeministri Thaçi, pas skandaleve të Grandit dhe aferave të tjera të kabinetit të tij.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi, e paralajmëron mundësinë e largimit nga partia e tij.

Njëherësh kryetari i Kuvendit, në emisionin e parë për këtë sezon të Rubikonit, ka thënë se ndryshimet në partinë e tij, sidomos në rritjen e demokracisë së brendshme, janë të lidhura ngushtë me qëndrimin e tij në parti.

Krasniqi ka thënë se në PDK, ka deputetë që janë me vota të vjedhura, e që kanë ardhur në parti, pa konsultime me kryesinë e partisë.

Në varësi të rrethanave, i pari i legjislativit, ka thënë se mund të jetë kandidat për pozitën e të parit të partisë.

Për aferën e “Grandit”, Krasniqi, ka thënë se shefi i qeverisë, duhet të thyej heshtjen dhe të flas për këtë punë, pasi që në kabinet, ka njerëz që sipas tij, janë marrë me krim të organizuar.

Edhe për procesin e privatizimit, duhet bërë një bilanc i deritanishëm, pasi nuk mund të shiten asetet e mbetura të Kosovës, me këtë klimë, ka shtuar Krasniqi.

Deklaratat pro dialogut politik nga kryeministri Thaçi, kryetari i Kuvendit, tha se janë të gabuara.

1 Koment »

  1. kup me i miri je se ke vendin ne até parti hajnash,hajt vlla ku ishe ,se u beret hori i dheut, veté u pasuruat por popullin e keni cullakuar fare, mos bejé si ai kuci i thaqit, dha doréheqjen dhe si kurvat u kthye apet, ti sadopak je burré drenice dhe vertet,para se te ishe ne PDK: KE PASUR RRESPEKTIN;MBAJE KETE DHE HIK NGA ATY: shko te ish partia o kup…ose ke per tu poshtruar…

    Pëlqejeni

Lini një koment