Kalo te lënda

I kthehen lokalet Radio dhe TV Mitrovicës

Mitrovicë, 25 shtator – Gjykata Komunale në Mitrovicë ia ka dorëzuar çelësat e lokaleve OJQ-së Mitrovica, në kuadër të së cilës funksionojnë Radio Mitrovica dhe TV Mitrovica, ka bërë të ditur kjo OJQ përmes një komunikate për media.

“Tri javë më parë Gjykata kishte urdhëruar kthimin e pajisjeve që inspektorët komunalë ua patën marrë në mënyrë të paligjshme Radio Mitrovicës dhe TV Mitrovicës, ndërsa dje Gjykata, duke konstatuar se veprimi i kryetarit të Komunës së Mitrovicës ka qenë tërësisht i kundërligjshëm, i dorëzoi çelësat e lokaleve OJQ “Mitrovicës”, përkatësisht Radio Mitrovicës dhe TV Mitrovicës, dhe urdhëroi autoritetet komunale që në të ardhmen të përmbahen nga veprime të tilla”, thuhet në atë njoftim.

Lini një koment