Kalo te lënda

Adelina Emini, me baladë mbresëlënëse (video)

– Këngëtarja Adelina Emini ka bërë paraqitjen e saj të parë para “Këngës Magjike”, ndërsa ajo që është dalluar nga syri i mediave dhe i fansave ishte kënga e saj e re e titulluar “Në Përvjetor”.

Kënga e punuar nga Darko Dimitrov dhe me tekst të Big Bastas është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe është një baladë që pritet të dëgjohet gjatë.

Adelina Emini njihet si këngëtare që ka lansuar këngë ritmike, ndërsa kënga e saj për këngën magjike, siç shkruan gazetashqip, një baladë klasike ballkanike shënon një risi një karrierën e saj.

Më poshtë mund të shikoni paraqitjen e Adelina Eminit në spektaklin “E Diela Shqiptare”.

Lini një koment