Kalo te lënda

Serbia nënshkruan protokollin për menaxhimin e kufijve me Kosovën

Qeveria e Serbisë nesër do t’i dërgoj letër përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton me të cilën fillon implementimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve me Kosovën.

Kjo marrëveshje ishte arritur në shkurt të këtij viti në Bruksel ndërmjet ish kryengociatorit të Serbisë, Borisllav Stefanoviq dhe kryenegociatores së Kosovës, Edita Tahiri.

Komisionieri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule ka thënë sot në Bruksel se “vendimi i Qeverisë së Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen rreth menaxhimit të integruar të kufijve është i mirëseardhur dhe se shpreson që shumë shpejt kjo marrëveshje të implementohen në terren”.

Fule, në një njoftim për media, e ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit për menaxhim të integruar të kufijve (IBM) të cilin Beogradi e ka nënshkruar me Prishtinën, duke shfaqur shpresën që shumë shpejt do të implementohet në terren.

“Ky nënshkrim është shenjë konkrete e Qeverisë së Serbisë që përsëri të angazhohet në dialog me Prishtinën në mënyrë që të normalizohet raportet ndërmjet tyre”, ka thënë Fule.

Nënshkrimin në protokollin teknik, të cilin në shkurt e ka dhënë pëlqimin Borsillav Stefanoviq, e ka bërë shefi i ri i ekipit negociator të Serbisë, Dejan Paviçeviq.

“Unë si kryenogociator i ri i Republikës së Serbisë kam bërë te ashtuquajturin shkëmbim të letrave me Komisionin Evropian që nënkupton dërgimin e letrave zonjës Ashton, në të cilat Serbia thekson se pranon të filloi implementimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të vijës administrative. Më pas do të formohen grupe punuese të cilat do të merren më këtë çështje dhe përmes tyre do të tentojmë që të përmirësojmë disa probleme që ekzistojnë dhe disa gjëra që janë të padobishme për ne”, ka thënë ai.

Lini një koment