Kalo te lënda

Ri-arrestohet Elvis (Naser) Kelmendi

Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit, ku ky i fundit është pjesë e listës së zezë të SHBA-së për trafikim droge, pasi është liruar njëherë, është ri-arresutar përsëri pak orësh nga Policia e Kosovës.

Kelmendi ishte arrestuar njëherë para dy ditësh, mirëpo është liruar pa i skaduar ende paraburgimi prej 48 orëve.

Lirimi i tij ishte bërë pasi që ishte vërtetuar se Kelmendi kishte shtetësi kosovare, ndërkaq Kosova dhe Bosnje e Hercegovina  e cila ka leshu fletë arrestin nuk e njohin njëra tjetrën.

Burime të KTV-së bëjnë të ditur se Kelmendi është ri-arrestuar përsëri para pak çastesh nën akuzën për tentim vrasje në nëntor 2010.

Ndërkaq, babi i Elvisit, Naser Kelmendi është në ndjekje të policisë.

Kelmendi, sipas Departamentit të Thesarit, dyshohet se ka udhëhequr njërën nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan. Ka kohë që ai është i dyshuar për drejtimin e një organizate të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidridit acetik, një lëndë e parë që përdoret në prodhimin e heroinës, dhe në Evropë transportohet nëpërmjet Ballkanit.

Lini një koment