Kalo te lënda

Qeveria mashtron FMN-në

Premtimi i fundit i kryeministrit Hashim Thaçi për rritjen e pagave të mësimdhënësve prej 50 për qind mund t’i kushtoj Kosovës me ngrirje të serishme të raporteve me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Si pasojë e rritjes së pagave të shërbyesve civilë më një mesatare prej 23 për qind në vitin e kaluar, Fondin Monetar Ndërkombëtar pati ngrirë raportet me Kosovës, me ç ‘rast kishin bllokuar për disa muaj kredinë për vendin në vlerë prej rreth 110 milionë euro, shkruan gazeta Zëri.

Pas kësaj, Qeveria e vendit është dashur t’u përmbahet rekomandimeve konkrete si kusht për relaksim të raporteve me FMN-në, me ç ‘rast muaj më parë u vazhdua më ndarjen e kësteve të mbetura të kredisë për vendin.

Lini një koment