Kalo te lënda

Mungesa e ujit në Prishtinë, sikur në legjenda

Mungesa e ujit në Prishtinës është bërë e pa durueshme. Për këtë ka ankesa të vazhdueshmë nga qytetarët e kryeqyteit. Një ankesë të tillë e ka shpehur haptas edhe analisti dhe profesrori Milazim Krasniqi.

Ai përmes faqes së tij në rrejtin Facebook,  ka thënë se mungesa e ujit ka kalaur edhe në legjenda, duke treguar edhe një rrefim me kuqedren dhe ujin. Krasniqi me tutje ka thënë se deri tani munges e ujit është arsyetuar duke thënë se Prishtina i ka 500 mijë banorë, por tani siq thotë ai doli që ktyeqyteti ti ketë vetem 200 mijë banorë.

“Mungesa e ujit në Prishtinë ia ka kaluar legjendës, sipas të cilës kuqedra e kishte zënë ujin e nuk e lëshonte. Kuçedra nuk do të mund ta mbante frontin trembëdhjetë vjet, po do të lodhej e do ta lironte ujin. Ndërsa, pas trembëdhjtë vjetëve jetë në liri, mungesa e ujit në Prishtinë është po aq e stërzgjatur, mesatarisht dhjetë orë në ditë. Më herët thuhej se në Prishtinë po jetonin 500.000 banorë dhe kjo po e vështirësonte furnizimin me ujë. Tash doli që Prishtina ka më pak se 200.000 banorë, gjë që e bën të pa themel arsyetimin e deritashëm”, ka thënë Krasniq, duke treguar se problemi i ujit në Prishtinë nuk është me prejardhje demografike, po me prejardhje thjesht filozofike

“Por, unë besoj se problemi i ujit në Prishtinë nuk është me prejardhje demografike, po me prejardhje thjesht filozofike: qëndrimi ynë ndaj vetes sonë e ndaj jetës sonë është përcaktues edhe në këtë mesele. Për aq sa kemi vetërespekt, aq kemi edhe ujë. Përndryshe, nuk do të mund të ndodhte që trembëdhjetë vjet të biem e të ngrihemi pa ujë në shtëpitë tona. Dhe të flasim më shumë për njohjen/mosnjohjen nga shteti i Malit, një shtet koti e një pazar i prishur koti, se sa për mungesën e ujit në gjysmën e jetës sonë”, ka shprehur zhgënjimin e tij Krasniqi.

Lini një koment