Modeli i dy Gjermanive – i rrezikshëm!
Edhe një herë Stefan Lehne, ish i dërguar special i BE për Ballkanin, ka aktualizuar të ashtuquajturin model të dy Gjermanive, që të aplikohet edhe në rastin e kontesteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Është vlerësuar se kështu Kosova dhe Serbia nuk do ta njihnin zyrtarisht njëra-tjetrën, por do të arrinin një marrëveshje për të pasur marrëdhënie të mira.
Ndërkohë, analisti politik, Emrush Ujkani, ka deklaruar për “Tribuna Shqiptare” se konteksti historik i ndarjes së dy Gjermanive dhe realiteti në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i ndryshëm.
“Futja në këtë lloj varianti do të ishte e rrezikshme, sepse në një moment Serbia do të mund të bënte kërkesa të reja, duke i referuar kontekstit të modelit të dy Gjermanive”, ka thënë Ujkani.