Kalo te lënda

Më 2013 fillon ndërtimi i autostradës Shkup-kufiri i Kosovës

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka deklaruar se vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i një pjese të autostradave, në aksin rrugor Gostivar Kërçovë dhe Shkup-Bllacë.

“Këto janë aksi rrugor Gostivar-Kërçovë dhe Shkup-Bllacë. Për autostradat e tjera filluam bisedime për kredi dhe për gjetjen e mënyrave të tjera për financim”, tha Gruevski.

 

Sipas Gruevskit në tre-katër muajt e ardhshëm Qeveria do të ketë rezultate fillestare nga ky veprim. Nëse ky operacion përfundon me sukses, pritet që të paktën një pjesë e këtyre autostradave të fillojë të ndërtohet në vitin 2013, ka shtuar kryeministri, transmeton Alsat-M.

 

“Tani për tani nga bisedimet fillestare jemi optimistë, por megjithatë duhet që të përfundojë tërë procesi që të shohim nëse do të kemi sukses për këtë”, theksoi kryeministri maqedonas.

Lini një koment