Lezhë, ekzekutohen babai, nëna dhe djali
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së sotme. Tre persona të një familje, përkatësisht, babai, nëna dhe djali i tyre janë vrarë me armë zjarri.
Nga të dhënat prej vendit të ngjarjes, mësohet se trupat e tyre të pajetë janë gjetur pak metra larg banesës, në fshatin Blinisht të Lezhës.
Forca të shumta policie mësohet se ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa nga të dhënat e para të hetimit, bëhet e ditur se viktimat i përkasin familjes Shtejfni.
Policia e Lezhës, deklaroi fillimisht se autori i ngjarjes dyshohet të jetë fqinji i tyre, i identifikuar dhe i shpallur tashmë në kërkim.
Efektivët e policisë kanë rrethuar zonën me qëllim ndalimin e tij. Ende nuk dihen arsyet që kanë autorin të ndërmarrë një akt kaq të rëndë.