Formohet partia Lëvizja e Re Demokristiane
“Lëvizja e Re Demokristiane” me akronimin (LRD), ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi përfundimtar për regjistrim të iniciativës politike do të merret pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të cilës publiku mund t’i shqyrtojë dokumentet e regjistrimit.
Kjo iniciativë është themeluar më 13 qershor 2012 nga Dedë Abazi. Sipas programit të saj, do të angazhohet për promovimin e lirisë, tolerancës, mirëkuptimit, të lirisë së mendimit dhe fjalës. Synon të punojë për një perspektivë më të mire për të rinjtë e kësaj shoqërie. Qëllimi i saj madhorë, do të jetë hartimi dhe përafrimi ligjore me legjislacionin e BE-së dhe atë ndërkombëtar. Gjithashtu rëndësi do t’i kushtojë dialogut dhe komunikimit mes popujve, integrimit dhe të drejtave të pakicave në Kosovë, mbrojtjes së monumenteve kulturore, do të forcojë në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet reformave ekonomike, konkurrencën e ndershme, tregun e lire dhe prodhimin vendas, kujdesin ndaj antarëve të veteranëve të luftës, të invalidëve dhe dëshmorëve me qëllim që të mos lejohet diskriminim apo keqpërdorim.