Kalo te lënda

Fantazia e sëmurë e Prokurorisë së Serbisë

Pohimet që i ka dhënë “dëshmitari” i Prokurorisë serbe, në rastin e tyre për gjoja nxjerrjen dhe tregtinë e organeve njerëzore, për ministrin e Brendshëm ë Kosovës, Bajram Rexhepi, janë fantashkencë e sëmurë.

Rexhepi tha për “Radio KiM” se është pothuajse e pamundur që nxjerrja e organeve të bëhet në mënyrën siç e ka përshkruar personi që Prokuroria serbe thonë se është dëshmitar i mbrojtur.

“Unë flas si një kirurg i kualifikuar. Nuk mund ta nxjerrësh zemrën në mënyrë, si e thotë ai dëshmitari. As kirurgu më i aftë nuk mundet këtë ta bëjë, e lëre dikush që e kanë mësuar. Kafazi i gjoksit nuk mund të pritet me skalpel, por me sharrë rrotullues. E gjithë ajo që është rrëfyer është një fantashkencë e sëmurë”.

Lini një koment