Kalo te lënda

Eliza Dushku rikthehet më 5 tetor në Shqipëri

Aktorja shqiptaro – amerikane edhe me shtetësi shqiptare, Eliza Dushku do të rikthehet muajin e ardhshëm në Tiranë. Ardhja e saj nuk do të jetë vetëm për të vizituar shtetin amë, por edhe për një risi që do ti shfaqet shqiptarëve.

Aktorja e famshme do të sjellë dokumentarin “Ende pa emër” dedikuar Shqipërisë. Premiera e shfaqjes së filmit dokumentar do të bëhet më 5 tetor në Tiranë, ndërsa më pas vijon edhe premiera në SHBA gjatë muajit nëntor.

Filmi dokumentar është një pasqyrë e promovimit të pasurive dhe vlerave të Shqipërisë, ku janë përfshirë personalitete të forta, imazhe mahnitëse dhe shenja kulturore, si ushqimi, muzika, moda, sporti dhe jeta e natës. “E gjithë kjo kombinuar me një shije të zakoneve shqiptare dhe problemeve mjedisore, socio-ekonomike dhe politike me të cilat përballej vendi. Prirja ime për aventura do të përcaktonte tonin e një palë pushimesh aktive, siç edhe rezultuan”, ka thënë Eliza, e cila është e kënaqur me rezultatin e arritur me këtë film.

Lini një koment