Kalo te lënda

Aventurat erotike të Rovenes (video)

Këngëtarja Rovena Stefa gjatë javës së kaluar u përfol shumë nga mediat , pasi kënga e saj “Mall” kishte mbi 16 milionë klikime ne YouTube, një shifër kjo që dukej disi e pabesueshme.

Kjo shifer klikimesh, e përkthyer ne para i bie te jete 20.000 euro. Kete e ka konfirmuar per mediat shqiptare menaxherja e këngëtares, duke bere te ditur se shikimet në YouTube përfshijnë edhe kontinente të tjera përveç Europës.

Ndersa kompania e cila ka kontratë me Rovena Stefën për publikimin e këngës së saj “Mall”, ka sqaruar akoma më shumë këtë çështje.

“Kompania Google dhe kompania jonë marrin masa të forta për të ndaluar falsifikimin e shikimeve dhe i monitorojmë shikimet në mënyrë të rregullt për video te dyshueshme. Në lidhje me këngën “Mall”, mund t’ju shpjegoj shumë thjesht pse ka aq shumë shikime. Personi qe e ka shkarkuar videon fillimisht, ka vendosur një titull erotik, dhe jo titullin e vërtetë të këngës. Gjithashtu këtë gjë e ka bërë edhe në fjalët kyçe.

Si rrjedhim, kur personi kërkon për video erotike, njëra nga ato video faktikisht është ajo e këngës “Mall”, ka bere te ditur per “Panorama”, Ador Nini, drejtor i kompanisë gjermane “Acromax GmbH”. Me tej ai ka sqaruar se kjo nuk do te thote se shikimet janë të manipuluara, pra të rritura në mënyrë false, por këtë video e kanë parë si rrjedhojë e makinës së kërkimit në YouTube.

http://www.youtube.com/watch?v=B_bzKyvLeiU&feature=player_embedded

Lini një koment