Kalo te lënda

Akuza për tregti organesh, fantazi e sëmurë

Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, ka deklaruar se tregimi i dëshmitarit të Prokurorisë së Serbisë për krime lufte, për nxjerrje të organeve, është shkencë fantastike e sëmurë.

Duke folur në një televizion lokal serb në Mitrovicë, e që përballë e kishte Oliver Ivanoviqin, një prej liderëve politik të serbëve të veriut, Rexhepi, ndryshe kirurg me profesion, tha se as edhe kirurgët më të spikatur nuk do të mund ta bënin atë ka thënë dëshmitari i Prokurorisë së Serbisë, e le më dikush që e kanë mësuar.

 

“Eshtë e pamundur që organet të nxjerren në atë mënyrë, ashtu si ka thënë ky dëshmitar. Flas si një kirurg i shquar. Ato që thoshte dëshmitari janë insinuata. Nuk mund të nxirret zemra në atë mënyrë siç ka pohuar ai. As kirurgët më të spikatur nuk do të mund të bënin këtë, e le më dikush të cilin e kanë ushtruar. Dërrasa e gjoksit nuk mund të prehet me skalpel, veç me sharrë rrotulluese. Krejtë çka ka thënë dëshmitari, është një shkencë fantastike e sëmurë”, ka thënë Rexhepi.

 

Në anën tjetër, Oliver Ivanoviq, një prej liderëve politikë të serbëve të veriut, tha ndërkaq se është e mundur të jetë e vërtetë ajo çfarë ka thënë dëshmitari. “Nuk jam ndonjë ekspertë apo specialist, por mua më është dukur e besueshme ajo që thoshte dëshmitari, për shkak të shumë detajeve dhe elemteve. Nuk këmbëngul se është e vertetë ajo që ka thënë dëshmitari, sepse nuk e di. Kjo në fund to vërtetohet. Megjithatë, në vitin 1999, një grua, e cila ka punuar në spital bashkë me z. Bajram Rexhepi, ka ardhur të unë për bashkëshortin e saj dhe ka thënë se këso informacionesh i ka marrë, të cilat unë në atë kohë i kam hedhur poshtë si të pamundshme”, ka thënë Ivanoviq.

 

Rexhepi e Ivanoviq folën edhe për gjendjen në veri të Kosovës, për kriminalitetin që është në rritje, për zgjidhjet nëpërmes të dialogut dhe për format e mundshme të procesit.

 

Sipas Ivanoviqit, kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës, patjetër duhet të zbatohet zgjidhje politike, sepse, sipas Ivanoviq, kjo është çështje komplekse.

 

“Një thënje e vjetër greke thotë: mos prano dhurata të cilat i sjellin danajacët, ne e kemi riformuluar ndryshe: mos prano dhurata të cilat vijnë nga Prishtina, çfarëdo që të jenë ato. Edhe zgjidhjet më të mira që ofrohen, për shkak të mosbesimit, nuk do të pranohen. Për këtë arsye veriu i Kosovës duhet të zgjidhet në nivelin më të lartë politik”, tha Ivanoviq, shkruan zëri.

 

Ndërkaq, Bajram Rexhepi, theksoi se ka mundësi që në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës të kyqen direkt sekretarja e shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e lartë e BE, Catherine Ashton. “Kur në dialog kyqet një makineri e rëndë, atëherë ata edhe nuk pyesin shumë për dëshirat tuaja. Ata diçka vendosin dhe ofrojnë vetë”, ka siguruar Rexhepi./standardi.info

Lini një koment