Ymeri: Duam zgjedhje sa më parë
Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka kërkuar mbajtjen sa më të shpejt të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
“Zgjedhjet parlamentar duhet të mbahen sa më parë. Qeveria aktuale e Kosovës duhet të largohet sa më shpejtë”, ka thënë Ymeri.
Sipas tij, secila ditë me qeverinë aktuale është ditë e humbjeve për Kosovën. Ai ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje është subjekti më aktiv në Kosovë.
“Gjatë këtyre viteve të punës sonë natyrisht se simpatia dhe përkrahje janë rritur”, ka thënë Ymeri në një intervistë për “Epoka e Re”.