Kalo te lënda

Stefanoviq, kundër zbatimit të marrëveshjeve me Kosovën

Ish-shefi  i delegacionit negociues të Beogradit në bisedimet me Prishtinën, Borislav Stefanoviq, tha se Qeveria e Serbisë nuk ka pse të zbatojë marrëveshjet që janë arritur, sepse ai nuk ka nënshkruar traktate ndërkombëtare.”Rregulloret dhe konkluzionet me të cilat qeveria e mëparshme i ka konfirmuar marrëveshjet, mund të anulohen”, tha Stefanoviq për “Novosti”, pas deklarimeve se qeveria serbe nuk mund t’i anulojë marrëveshjet meqë janë të karakterit ndërkombëtar.

“Këto dokumente mund të anulohen, kështu që qeveria aktuale nuk është e nevojshme për të aplikuar asgjë për çfarë jemi pajtuar më parë. Por, unë mendoj se këto vendime janë të mira dhe se nuk duhet të anulohen meqë janë në përputhje me Kushtetutën, Platformën për Kosovën dhe rezolutat e Kuvendit që sjellin më shumë dobi se dëme. Megjithatë, koalicionin aktual qeverisës e presin hapa të rëndë, kështu që me pohime të tilla duan ta heqin nga vetja përgjegjësinë e ta hedhin tek unë”, tha Stefanoviq.

Një ditë më parë inicimin e anulimit të këtyre marrëveshjeve dhe moszbatimin tyre e kishte paralajmëruar kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë Vojislav Koshtunica.

Lini një koment