|
Pas vizitës së saj në SHBA, Rita Ora është nisur në udhëtimin e saj të parë drejt Australisë.
Këngëtarja 21 vjeçare do të zhvillojë atje një turne promovues dhe do të takohet me fansat e saj australian.
Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Twitter, të realizuara gjatë vizitës së saj në një kopsht zoologjik në Sidnei.

Rita duket t’i pëlqejë kafshët, duke mos i përjashtuar as ato të rrezikshmet, siç janë gjarpërinjtë.

Muajin e kaluar, Rita publikoi albumin e saj të parë “ORA”, që erdhi pas suksesit me singlat ‘R.I.P.’, ‘Party & BS (How We Do)’ dhe bashkëpunimin me DJ Fresh ne ‘Hot Right Now’.
Aktualisht ajo është e nominuar për një sërë shpërblimesh të rëndësishme muzikore, duke përfshirë edhe MTV European Music Awards dhe Mobo Awards. /Indeksonline/
|
|
|
Ndajeni këtë me të tjerët:
Të afërta
Botuar nga guximi
mire se vini
Shihni tërë postimet nga guximi