Kalo te lënda

Presidentja prezanton burrin

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka prezantuar për herë të parë bashkëshortin në Amerikë.

Ajo bashkë me Astrit Kuçin kanë marrë pjesë në shënimin e 16 vjetorit të aktiviteteve të Këshillit Kombëtar Shqiptaro – Amerikan.

Më ketë rast Presidentja ka mbajtur një fjalim, ku i ka falënderuar shqiptarët që kanë punuar për pavarësinë e Kosovës.

“Jam e nderuar qe takoj këtu përplot gra dhe burra qe jeni te angazhuar dhe po punoni ne mënyre të jashtëzakonshme në pavarësinë dhe në zhvillimin e proceseve demokratike te Kosovës, në çështjen kombëtare dhe në miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Presidentja para komunitetit shqiptar, transmeton Express.

Në këtë organizim ka marrë pjesë edhe Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker, i cili është fotografuar me Presidenten dhe burrin e saj.

Përpos Reeker-in, Jahjaga gjatë fjalimit ka falënderuar edhe amerikanët e tjerë që kanë punuar për Kosovën.

“Kontributi i shqiptareve të Amerikës dhe i miqve tanë, kongresistë, senatorë, intelektualë dhe veprimtarë të të gjitha fushave, është shumë domethënës për vetëdijesimin e opinionit te brendshëm dhe te jashtëm, për krijimin e platformës së drejtë dhe tërësisht civilizuese. Falënderoj për angazhimin dhe për prezencën këtu Juve kongresisti i nderuar Eliot Engel, ambasadorja Rosemary Di Carlo, ambasadori Frank Wisner, zëvendës ndihmës sekretari i shtetit Philip Reeker dhe juve të gjithë të tjerëve qe e forconi bashkëpunimin në idealet e përbashkëta tonat”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se Republika e Kosovës dëshiron, te behet anëtare e Organizatës se Kombeve te Bashkuara, sepse kështu e përmbyllim me sukses dhe në mënyrë të drejtë një kapitull të historisë,

“Ne po ndërtojmë shtetet demokratike me vizionin e qartë, të anëtarësimit në Bashkimin Europian, në familjen e popujve të lirë, të dinjitetshëm dhe të barabarte, dhe anëtarësimin në NATO, në Aleancën më të fuqishme, që me intervenimin e saj , parandaloi gjenocidin dhe ktheu popullin në trojet e veta”.

Presidentja ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Mbledhjen e Asmamblesë së Përgjithshme të OKB’së.

Lini një koment