Humb 70 kg për t’u dukur si Angelina Jolie (FOTO)
Christina Staggs, nënë e tre fëmijëve, ka humbur plot 70 kilogramë që prej vitit 2010, për të ngjarë si Angelina Jolie. Britanikja sapo kishte lindur fëmijën e tretë dhe e kishtë lënë veten pas dore, duke shtuar shumë në peshë. Por, një bisedë me një të panjohur ka ndryshuar gjithçka, duke qenë se i kishte thënë që ngjante me Angelina Jolie. Pas kësaj, ajo vendosi që të mbante dietë, pikërisht për të ngjarë me aktoren e famshme. Ndoshta tashmë nuk mund t’i ngjajë shumë Jolie, por e rëndësishme është që ajo ka humbur plot 70 kilogramë dhe tashmë duket vërtet simpatike.


