Kalo te lënda

Elvis Kelmendi mund të lirohet

Gjykata e Sarajevës, ajo e cila kishte dyshuar se Elvis Kelmendi ka kryer vrasje në tentativë, nuk do ta ketë mundësinë edhe ta gjykoj atë.

Bile ky edhe mund të lirohet krejt nëse gjykata e shtetit që se ka njohur Kosovën refuzon të bashkëpunoj me homologët e vet.

34 vjeçari nga Peja që u arrestua një natë më herët në rajonin e kësaj komune në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar nuk do të mund të ekstradohet për në Bosnje.

Kjo për faktin se Kosova nuk ka një marrëveshje paraprake me shtetin boshnjak ashtu siç parasheh kushtetuta e vendit.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe vet ministri i drejtësisë Hajredin Kuqi të dielën përmes telefonit.

“Ekstradimi bëhet vetëm me vendet që kemi marrëveshje. E vetmja mënyrë që ai të gjykohet është që Bosnja ta dërgoi lëndën në një gjykatë të Kosovës. Por edhe kjo duhet të bëhet brenda një afati të caktuar ligjor” është shprehur Kuqi.

Sipas ekspertit për terrorizëm ndërkombëtar Kol Krasniqi ky afat nuk mund të jetë me i gjatë se tre muaj.

Ai ka thënë për Klan Kosovën se brenda kësaj kohe drejtësia boshnjake duhet të ofroj fakte se shtetasi i Kosovës ka kryer vepër penale.

Burime brenda departamentit për ndihmë juridike brenda ministrisë se Drejtësisë thonë se gjasat që Bosnja të bashkëpunoj me Kosovën janë te pakta.

Kjo bazuar në praktikat e me hershme të bashkëpunimit në mes dy shteteve dhe mosnjohja që e para nuk i ka bërë të dytës.

Lini një koment