Aksident i rëndë në Gjirokastër, 2 të vdekur, 9 të plagosur
Një aksident i rëndë me pasojë 2 të vdekur dhe 9 të plagosur ka ndodhur mesditën
e sotme në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë, në vendin e quajtur Vanister.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se si pasojë e përplasjes së
3 automjeteve ka mbetur i vdekur një mjek i spitalit të Gjirokastrës dhe një
grua , identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.
Ndërkohë mësohet se kanë
marrë plagë të gjithë personat e tjerë që udhëtonin në makinat e përfshira në
aksident.