Kalo te lënda

Pensionistët kërcënojnë me protesta

Nëse Draft-ligji nuk kthehet sërish në Qeveri për përmirësim, do të protestojnë, kërcënohen pensionistët. Koalicioni i Pensionistëve i lut të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës të mos miratojnë versionin e Draft-ligjit për pensione, por t`ia kthejnë sërish Qeverisë për përmirësime.

Pensionistët janë duke pritur diskutimet në Parlament për versionin e fundit të Draft-ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, para se të vendosin për hapat e mëtejshëm. Nëse Draft-ligji nuk kthehet sërish në Qeveri për përmirësim, do të protestojnë, kërcënohen pensionistët.

Koalicioni i Pensionistëve i lut të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës të mos miratojnë versionin e Draft-ligjit për pensione, por t`ia kthejnë sërish Qeverisë për përmirësime.

Fahri Buçinca nga koalicioni, thotë se deri atëherë, nuk do të ndërmarrin asgjë.

“Jemi në pritje, edhe pas mbledhjes së Kuvendit do të merren masa edhe qëndrime në mbledhjen e Koalicionit të Pensionistëve për këtë çështje”, tha Buçinca.

Buçinca thotë se anëtarët e Koalicionit të Pensionistëve janë të disponuar që të mbahen protesta, por vetëm nëse draft-ligji nuk rikthehet në Qeveri.

“Ne si koalicion, prej pesë subjekteve, do të mbajmë një protestë të përgjithshme në tërë Kosovën, sepse pensionistët nuk po munden në asnjë mënyrë të jetojnë me të ardhurat”, shtoi Buçinca.

Ndryshe, pensionistët së fundi morën përkrahje edhe nga organizatorët e protestës kundër privatizimit. Kryetari i Këshillit Organizativ, Alush Sejdiu, potencoi gjendjen e rëndë të pensionistëve, raporton RTK.

“Pensionet janë 35 euro, prandaj edhe pensionistët duhet të kenë së paku 60% të rrogës mesatare në Kosovë, ose jo më pak se 150 euro”, tha Sejdiu.

Për Draft-ligjin për pensione pritet të diskutojnë deputetët në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit. Koalicioni i Pensionistëve kërkon nga deputetët që ta obligojnë Qeverinë e Kosovës që pas kthimit të Draft-ligjit në Qeveri, në grupin punues të jenë edhe dy përfaqësues të pensionistëve. Gjithashtu, kërkohet nga Parlamenti që t`i caktojë afat prej një muaji Qeverisë, në mënyrë që të mos zhagitet procedura./Indeksonline

Lini një koment