Kalo te lënda

Inspektori Mehdi Hoxha, sulmohet nga një taksistë ilegal

Inspektor i komunikacionit në komunën e Prishtinës, Mehdi Hoxha është sulmuar mbrëmë rreth orës 21:30 nga një taksistë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë. Sulmi ka ndodhur përderisa inspektori Hoxha ishte në shoqërimin e policisë gjatë një patrulle në kryeqytet.

Rastin e kanë konfirmuar Policia e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

Zyrtari për Informim në policinë e Kosovës, Brahim Sadriu ka pohuar për ORAinfo.com se sulmi ndaj inspektorit ka ndodhur në kohën kur një taksisti ilegal ishte duke iu konfiskuar vetura.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar(i cili ishte duke ushtruar veprimtari te taksistit pa leje) pasi qe i njëjti ka penguar duke e sulmuar dhe fyer viktimën mashkull K-Shqiptar inspektor i komunikacionit derisa ishin duke i konfiskuar veturën. Me urdhër te Prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, ka njoftuar Sadriu.

Në anën tjetër, Asdren Osaj zëdhënës në Komunën e Prishtinës, ka konfirmuar për ORAinfo.com se inspektori i sulmuar është Mehdi Hoxha.

Ai ka  thënë se veprimet e tilla nuk do të ndalin punën e inspektoratit të komunës për ndaljen e taksistëve ilegal. “Inspektorati i komunës së Prishtinës do të punojë edhe më intensivisht në ndaljen e taksistëve ilegal”, është shprehur Osaj. (ORAinfo)

Lini një koment