Hoxhaj ndërmjet dy zjarreve, DASH-it dhe Pacollit
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, posa të kthehet nga New Yorku, do të ballafaqohet me deputetët e LDK-së rreth çështjes së njohjeve të shtetit të Kosovës. Deputetët e partisë më të madhe opozitare në vend do ta “shtrëngojnë” atë të tregojë në Kuvend nëse numri i saktë i njohjeve është 91 apo 89. Në një interpelancë, që pritet të mbahet enkas për çështjen e politikës së jashtme, ata do ta pyesin se si qëndron e vërteta rreth (mos)njohjeve nga Uganda dhe Nigeria, e para së gjithash do të kërkojnë prej tij të dinë se çfarë u bë me njohjen e pretenduar nga Mali, shkruan Koha Ditore. Hoxhaj nuk do ta ketë të lehtë të japë përgjigje. Nëse thotë se janë 91 shtete që e pranojnë Kosovën si shtet, atëherë do të bjerë në kundërshtim me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, e cila konsideron se Kosovën e kanë njohur vetëm 89 shtete. E nëse i referohet shifrës që e njeh Departamentin amerikan i Shtetit, do t’i dalë problem me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli.
Cilat janë problemet ndërmjet Hoxhajt, Pacollit e shefit të tyre Thaçit, dhe çka ka paralajmëruar një zyrtar i LDK-së se do të pyesin Hoxhajn në interpelancë, lexoni gjerësisht në numrin e sotëm të Kohës Ditore.