Arrestohet djali i Naser Kelmendit
Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit i cili është pjesë e listës së zezë të SHBA-së për trafikim droge, është arresutar pak me parë nga Policia e Kosovës. Gjatë arrestimit policia nuk ka hasur në ndonjë rezistencë, raporton Klan Kosova. Mesohet se Elvis Kelmendi do të qëndroj në paraburgim derisa prokurori të marrë ndonjë vendim në lidhje me rastin.
Ndryshe, Naser Kelmendi është bërë pjesë e listës së zezë të SHBA’së për trafikim droge. Shtëpia e Bardhë e ka sanksionuar shqiptarin nga Kosova për trafikim droge. Presidenti i SHBA’së, Barack Obama, e ka njoftuar Kongresin se është sanksionuar Kelmendi nën aktin e Kingpinit, i zbatuar nga Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Jashtme (OFAC).
Kelmendi, sipas Departamentit të Thesarit, dyshohet se ka udhëhequr njërën nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan. Ka kohë që ai është i dyshuar për drejtimin e një organizate të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidridit acetik, një lëndë e parë që përdoret në prodhimin e heroinës, dhe në Evropë transportohet nëpërmjet Ballkanit.