Tre të infektuar nga Virusi i Nilit në Kosovë
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka bërë të ditur se tre pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive është konstatuar se vuajnë nga virusi i ashtuquajtur Virusi i Nilit Perëndimor.
Të shtririt në spital janë nga Prishtinë, Gjilani dhe Prizreni, ndërkaq njëri nga ta i moshës 70 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndryshe, para dy ditëve Pacientja N.H. nga Drenasi është viktima e parë në Kosovë, e shkaktuar nga Virusi i Nilit Perëndimor.
Ethet e Nilit Perëndimor zhvillohen në 20 për qind të njerëzve të infektuar me VNP. Simptomat përfshijnë temperaturë, dhembje koke, lodhje, dhembje të trupit, të përziera, të vjella, herë pas herë skuqje të lëkurës dhe ënjtje të gjëndrave limfatike.