Kalo te lënda

Serbisë i pengon që KFOR-it po trajnon FSK-në

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtës, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia “e vlerëson lartë kontributin e NATO-s dhe KFOR-it në krijimin e ambientit paqesor në Kosovë”, por vlerëson se “është i papranueshëm roli i KFOR-it në formimin dhe trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Vuçiq, në fjalin e tij në Forumin e Dytë të Sigurisë që po mbahet në Beograd, ka theksuar se Serbia vlerëson aktivitetet e KFOR-it të cilat janë në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Marrëveshjes së Kumanovës.

“Njëkohësisht, për Serbinë është i papranueshëm roli i KFOR-it në formimin dhe trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Serbia vlerëson se kjo detyrë nuk është në pajtim me mandatin që ka KFOR-i”, ka thënë ai.

Lini një koment