Reshje të borës në Bosnjë
Në malin Vllashiq në pjesën qendrore të Bosnjë – Hercegovinës sot janë regjistruar reshjet e para të borës, që kanë mbuluar për disa centimetra tokën.
Enti Hidrometeorologjik Federal në Sarajevë informoi se moti i ftohtë kryesisht me reshje intensive të shiut ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Reshjet e borës në pjesët malore kanë rënë gjatë tërë natës. Temperaturat e regjistruara kanë qenë deri në minus 1 gradë Celsius.
Vala e të ftohtit me reshje shiu ka përfshirë edhe Kroacinë, ku janë shkaktuar vërshime në Pula dhe Rijekë. Rënie të temperaturave janë regjistruar edhe në Serbi, Maqedoni në krahasim me ditët e fundit. Vjeshta sipas kalendarit të vitit fillon të shtunën më 22 shtator.