Kalo te lënda

PDK-së pritet t’i bashkohen katër deputetë të opozitës

Dy deputetë të partisë së Albin Kurtit, por edhe dy të Lëvizjes për Bashkim, pritet që brenda një kohe të shkurtër t’i bashkohen partisë së kryeministrit Hashim Thaçi. Edhe pse një gjë e tillë është kundërshtuar nga vetë deputetët e këtyre dy subjekteve politike, burime të gazetës “Zëri” brenda PDK-së, konfirmojnë se kjo çështje është pothuajse “muhabet” i kryer.

Sipas këtij burimi, bëhet fjalë për kalimin e deputetit, Afrim Hoti dhe Agim Kasollit nga Lëvizja Vetëvendosje, sikurse edhe të dy ligjvënësve tjetër të Lëvizjes për Bashkim: Agim Kuleta dhe Aurora Bakallit.

“Me zgjerimin e koalicionit qeverisës, atëherë Grupit parlamentar të PDK-së do t’i bashkohen edhe dy deputetët e Lëvizjes për Bashkim dhe të Vetëvendosjes”, ka thënë ky zyrtar i lartë i PDK-së në kushte anonimiteti, shkruan “Zëri”.

Nga ana tjetër, derisa zyrtarët e partisë së Thaçit shprehen në favor të krjimit të një koalicioni të gjerë që, sipas tyre, do të krijonte institucione më të fuqishme dhe më të suksesshme, të apostrofuarit nga të dyja subjektet politike opozitare kanë mohuar në mënyrë kategorike mundësinë e “kurorëzimit” të tyre me partinë e kryeministrit Hashim Thaçi.

Lini një koment