Kalo te lënda

PDK nuk frikësohet nga zgjedhjet e parakohshme!

Partia më e madhe në pushtet nuk ka drojë se do ta humbë pushtetin, nëse mbahen zgjedhjet në pranverën e vitit të ardhshëm, siç spekulohet, ka vlerësuar zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”.

“Ato mund të mbahen qysh nesër. I kemi të freskëta kujtimet e Ferizajt dhe Kaçanikut. Besoj edhe subjektet e tjera i kanë ato të freskëta”.

E ndërkohë, Stavileci ka thënë se janë duke punuar me dinamikë për përgatitjen e Kuvendit Zgjedhor, por ka thënë se nuk kanë arritur të përcaktojnë një datë, për shkak të zhvillimeve të fundit politike. “E kjo ka ndikuar edhe për moskompletimin e Kabinetit për Qeverisje të Mirë të Prishtinës”.

Lini një koment