Kalo te lënda

Pas Kosovës edhe Shqipëria shkel protokollin

Njëjtë sikur Kosova edhe Shqipëria ka shkelur ligjin e protokollit, i cili ndalon udhëtimin e krerëve  më të lartë të shtetit në të njëjtën kohë.

Në bazë të neniti 1.11 të rregullores së përgjithshme të KLSH, protokolli i shtetit duhet të vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore të shtetit, përkatësisht presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit, pasi vizitat duhet të koordinohen që të mos jenë të tre jashtë vendit në të njëjtën kohë.

Si duket kanë lakmuar tek homologët e tyre kosovare dhe sot tre krerët më të lartë të Shqipërisë nuk ndodhen në vendin e tyre.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kreu i qeverisë Sali Berisha ndodhet në Romë në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Internacionalen e Demokratëve të Qendrës, ndërsa kryeparlamentarja Jozefina Topalli në Strasburg në kuadër të Konferencës Europiane të Presidentëve të Parlamenteve.

Por, thyerja e protokollit nuk ndodh për herë të parë duke shënuar kështu të disatin precedent. Drejtuesit më të lartë të shtetit kanë zgjedhur jo pak herë si në kohën e qeverisjes nga socialistët apo edhe demokratët të lënë shtetin në të njëjtën ditë, duke shkelur haptazi protokollin./Indeksonline/

Lini një koment