Kalo te lënda

LDK-ja kërkon dorëheqjen e Shaip Mujës

Pas dështimit të seancës së djeshme të Kuvendit të Komunës në Prizren, përmes një komunikate për opinion ka reaguar menjëherë Grupi i ekspertëve i degës së LDK-së, duke vlerësuar se dështimi i mbledhjes së Kuvendit Komunal është pasqyrim i gjendjes reale në të cilën një kohë të gjatë është kjo qeverisja e keqe në Komunën e Prizrenit.

”Lidhja Demokratike e Kosovës në vazhdimësi ka tërhequr vërejtjen për situatën e rëndë të krijuar nga ky pushtet në Prizren, ku sot është demaskuar dhe shpërfaqur me dimensionin real .

 

Qëndrimi kritik i tetë këshilltarëve të vetë PDK-së në Kuvendin Komunal, është shenjë inkurajuese se në front ndaj së keqes janë vënë edhe vetë kuvendarët e PDK-së, duke iu bashkuar betejës së drejtë në mbrojtjen e interesave të qytetarëve “, është thënë në komunikatën e LDK-së, në të cilën kërkohen edhe veprime konkrete të llogaridhëniës.

 

“ Kërkojmë nga Ramadan Muja që të japë dorëheqje, dhe në këtë mënyrë t’i lejojë drejtësisë që e pandikuar ta thotë fjalën e vet, sepse akti i sotëm është fundi faktik i kësaj qeverie, drejtuesit e të cilës: kryetari, kryesuesi dhe shumë drejtorë kanë kallëzime penale në prokurori.

 

Dështimi i shqyrtimit të projeksionit buxhetor nga Kuvendi Komunal, ligjërisht është fundi i një qeverie lokale, prandaj ne si çdo herë, edhe tani e ritheksojmë se ky pushtet që erdhi si pasojë e një procesi zgjedhor korruptiv , nuk ka si të përfundojë ndryshe ‘mandatin’ përveç se nga aty të largohet turpshëm “,thekson kumtesa.

Lini një koment