Kalo te lënda

Kuçi: Dënimi i “Grupit të Gjilanit” e kthen Serbinë në kohën e Millosheviçit

Dënimet e fundit të departamentit serb për krime lufte ndaj 11 shqiptarëve  nga Lugina e Preshevës me 116 vjet burg është dënuar sot edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“ Në emër të Qeverisë së Kosovës, kërkoj që Komuniteti Ndërkombëtar të bëjë presion në regjimin e Beogradit  që të heq dorë nga këto  politika diskriminuese në Serbi  kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke dënuar ata përmes proceseve arbitrare dhe të motivuar politikisht” ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi për Presheva Jonë .

Sipas Kuqit dënimet e fundit të regjimit janë dënime politike që mbrojnë logjikën e dënimeve të viteve të komunizmit dhe kohës së diktatorit serb Millosheviq. Duhet që mekanizmat ndërkombëtare të monitorojnë rastet e tilla dhe të konstatojnë shkeljen flagrante e të drejtave te njeriut, në këtë rast të shqiptarëve etnik në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

1 Koment »

  1. po sebija kjo osht qe kur nuk mer vesh me dijalog po veq forcen e njef se neqdo luft u kallzue qe njerz te eger po kta ni farkohe naebojshin neve kanibalista po eka kuptue bota mir kush osht kanibalist serbija kapas xhith millosheviqa prej rankoviqit e deri ne daqiqin e nikolliqit secili mai flliqit se shoqi thiv i bri thivt

    Pëlqejeni

Lini një koment