Kosova siguron votat për anëtarësim në BERZH
Republika e Kosovës ka bërë votat e mjaftueshme për tu bërë anëtare e Bankës Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka mësuar Telegrafi nga burime brenda Qeverisë së Kosovës. Po sipas burimit, çështje ka mbetur vetëm futja në rend të ditës e anëtarësimit në BERZH.
Pas anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetarë ndërkombëtarë (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), shumë shpejtë mund të bëhemi pjesë edhe të një institucionit tjetër të rëndësishëm financiar evropian, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), pasi votat për këtë janë siguruar .
“Kosova ka siguruar votat për tu bërë anëtare e BERZHI-it dhe ne jemi duke bërë përpjekje që të bindemi Bordin Ekzekutiv të kësaj bankë që çështjen e anëtarësimit të Kosovës ta fus në rend të ditës”, tha burimi i Telegrafit brenda Qeverisë së Kosovës.
Çështja e anëtarësimit të Kosovës në BERZH ka qenë afër, që një kohë, mirëpo problem ka qenë arritja e numrit të mjaftueshëm të vendeve që do të votonin pro anëtarësimit të Kosovës.