Kalo te lënda

Kohavisioni mbushi 12 vjet, sonte starton me “Oksigjen”

Televizioni më alternativ në Kosovë, Kohavision ka lënë pas vetes 12 vjet të suksesit, të sfidës dhe të vështirësive, duke ecur gjithmonë me kohën. Gjatë kësaj periudhe të ekzistimit, KTV-ja mbetet lider në informimin e shpejtë dhe të pavarur. Kohavisioni nisi punën me një staf shumë më të vogël për të prodhuar vetëm 2 orë program në ditë.

Me gjithë sfidat dhe vështirësitë, KTV-ja shumë shpejt arriti të prodhonte 24 orë program, duke sjellë në skenë programe atraktive. Kohavisioni vazhdimisht është konsideruar si televizioni më alternativ në Kosovë, i cili u ka ofruar dhe vazhdon t’u ofrojë shikuesve emisione informative dhe argëtuese, si edhe një hapësirë të madhe me programe sportive.

Lini një koment