Dorëhiqet anëtari i VV:”Kurti është diktator”
Arton Musliu, Sekretar Organizativ i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Viti dhe Ish Kandidat për deputet nga kjo Lëvizje ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Ndër arsyet e këtij vendimi ai përmend “diktaturën e Albin Kurtit brenDa Vetëvendosjes”
Më poshtë mund të lexoni letrën e tij të plotë.
“Duke pas parasysh diktaturën e Albin Kurtit përbrenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Duke pas parasysh se diktatura përbrenda VETËVENDOSJE!-s prodhon jolegjitimitet dhe dhunim të demokracisë
Duke pas parasysh mungesën e demokracisë dhe transparencës në Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Duke pas parasyh emërimin e anëtarëve të FER-it nëpër pozita drejtuese pa rrespektuar dispozitat bazë të funksionimit të subjektit
Duke pas parasysh relativizimin e konceptit të VETËVENDOSJE!-s
Duke pas parasysh se në zgjedhjet e brendshme të vitit të kaluar nuk ka pas zgjedhje të mirëfillta dhe demokratike, por emërime dhe diktat nga lart.
Duke pas parasysh përçmimin dhe margjinalizimin që Albin Kurti, bashkë me ekzekutuesin e tij servil, Dardan Molliqaj, i bëjn aktivistëve të devotshëm të Lëvizjes gjithkah nëpër Kosovë
Duke pas parasysh përçmimin që pseudofigurat e FER-it, me mbështetjën e Albin Kurtit, i bëjn aktivistëve të devotshëm dhe të palodhshëm, duke i quajtur edhe si njerëz që vetëm dinë të gjuajnë dhe rrotullojnë
Duke pas parasysh se në asnjë Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk ka pasur zgjedhje të brendshme por emërime në baza klanore e shoqërore nga Albin Kurti e Dardan Molliqaj
Duke pas parasysh që në asnjë Qendër nuk ka pasur dy kundërkandidat për pozitën e Kryetarit të Qendrës
Duke pas parasysh luftën speciale dhe tejet të ulët të Salih Salihut kundër meje dhe heshtjen e udhëheqjes qëndrore
Duke pas parasysh mosgadishmërinë dhe frikën e Salih Salihut për shpërfaqjën e veprimeve kundërligjore të Komunës së Vitisë
Duke pas parasyh se ky njeri nuk ka bërë asgjë, që nga emërimi tij në pozitën e Kryetarit të Qendrës, sepse më shumë kalon kohë me familjen e tij në Austri
Duke qenë se Salih Salihu nuk ka sens për politikë
Duke pas parasyh se Salih Salihu, i emëruar në pozitën e Kryetarit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti, në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk pati shpreh dëshirë dhe vullnet për tu bashkuar me Lëvizjen VETËVENDOSJE! duke dalur si kandidat për deputet nga radhët e FER-it, me ç’rast i morri afërsisht 400 vota, në fshatin e tij 23 sosh
Duke pas parasysh se ky njeri ka ambicje ekskluzivisht personale dhe nuk mbron konceptin e VETËVENDOSJE!- s, gjë që pranohet nga të gjithë aktivistët
Duke pas parasysh se ky njeri ka shpreh gadishmërinë që në zgjedhjet e ardhshme ti blej votat
Duke pas parsysh se ky njeri është anti UÇK dhe nuk ka dhënë kurfar kontributi në kauzën kombëtare
Duke pas parasyh përpjekjen e vazhdueshme dhe averzive të Salih Salihut për diskreditimin e personalitetit tim dhe mënyrën e tij të poshtër për përvetësimin e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s duke iu dhënë edhe të holla
Duke pas parasysh se në Lëvizjen VETËVENDOSJE! nuk ka përpjekje të përbashkët por ineteresa personale dhe joprofesionalizëm
Duke pas parasysh se në aspektin e funksionimit të subjektit politik Albin Kurti nuk dallon aspak nga Hashim Thaqi
Duke qenë se një aktivist I VETËVENDOSJE!-s mund të kontribuoj me tërë potencialin e tij fizik, intelektual e ekonomik për përmirësimin e gjendjës së shoqërisë për një periudhë 7 vjeqare dhe në fund të margjinalizohet nga ky subjekt
Duke i falemderuar të gjitha votuesit në zgjedhjet e fundit parlamentare
Unë jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në Lëvizjen VETËVENDOSJE! “ /Indeksonline/