Kalo te lënda

Arrestohet Naser Kelmendi

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë arrestuar të enjten Naser kelmendin, i cili konsiderohet si njëri prej bosëve të drogës në Ballkan dhe Evropë.

I shoqëruar nga shumë forca Kelmendi është sjellë në stacionin “Qendra” në Prishtinë rreth orës 19 e 30.

Burime nga Policia i kanë thënë “Kohës Ditore” se Kelmendi është arrestuar në Pejë dhe është shoqëruar në Prishtinë, ku është marrë në pyetje disa orë.

Ai i ka thënë policisë së nuk është Naser Kelmendi, duke u përpjekur ta fsheh identitetin.

“Sapo është sjellë në stacion ka mohuar se është Naser Kelmendi. Duke thënë se kanë arrestuar njeriun e gabuar. Por Policia e di fare mirë se kë ka arrestuar”, ka thënë një zyrtarë policorë në kushte anonimiteti./Indeksonline/

Lini një koment