Serbia pret ndihmën e SHBA-së për Kosovën
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se është në interes të vendit të tij që të vendosë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara.
Kryeministri serb i ka bërë këto komente gjatë takimit me ambasadorin e ri të SHBA-së në Beograd, Michael Kirby.
Dacic po ashtu ka thënë se Qeveria e Serbisë angazhohet që problemet në Kosovë të zgjidhen me dialog.
Në këtë drejtim, ai ka thënë se pret ndihmën e Shteteve të Bashkuara që të arrihet një zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme, duke respektuar, sipas tij, interesat legjitimë të serbëve dhe të shqiptarëve.