Prishtina me 63 milionë euro buxhet
Komuna e Prishtinës, ka miratuar ndarjen e buxhetit për vitin 2013 ku këtë herë shuma e tij do të jetë pak më e lartë se në vitin e kaluar.
Asdren Osaj, zyrtar për informim në Komunën e Prishtinës, ka bërë të ditur për Indeksonline shumën e buxhetit të Komunës së Prishtinës.
“Buxheti për vitin 2013 do të jetë 63 milion euro”, ka thënë Osaj për Indeksonline.
E kësaj here sipas z.Osaj, Komuna e Prishtinës, prioritet i ka dhënë sektorit të Arsimit dhe Infrastrukturës duke ndarë edhe pjesën më të madhe të buxhetit për këto dy sektorë.
Në këtë mbledhje të KPF-së, u miratuan edhe propozim plani zhvillimor i arsimit të Komunës së Prishtinës, 2013-2017, propozim vendimi për shpalljen e ankandit publik për shitjen e automjeteve që u ka kaluar afati i tërheqjes nga palët.
Në mbledhjen e nëntë të KPF-së, anëtarët e KPF-së, nga drejtori i Arsimit u informuan edhe për fillimit të vitit të ri shkollore si dhe u propozuan emrat e dy këshilltarëve të asamblesë për aksionar të Ndërmarrjes Publike Komunale “Stacioni i Autobusëve”./standardi.info