Kalo te lënda

LDK: Pushimi 200 mijë eurosh aventurë e pacipë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për udhëtimin e delegacionit të Republikës së Kosovës në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.Për LDK-në është e papranueshme që të dërgohet një delegacion prej dhjetëra anëtarësh në New York, aq më shumë kur dihet se Kosova ka ambasadën e saj në Washington dhe Konsullatën e Përgjithshme në New York, zyrtarët e te cilëve e kanë për detyrë dhe obligim që të shoqërojnë delegacionet zyrtare.Sipas saj, po ashtu dihet që në takimet që organizohen gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, delegacionet që marrin pjesë në takime nuk mund ta kalojnë numrin 4-5.Udhëtimi i një numri kaq të madh të zyrtarëve të lartë të shtetit, sipas LDK-së dëshmon edhe një herë se politika e jashtme e Kosovës është plotësisht e çakorduar dhe humb çdo relevancë të takimeve.LDK-ja thekson se publikut i mbetet të shohë se cili zyrtarë po premton më shumë njohje dhe cili po e demanton tjetrin me shpejtë se ajo njohje ka ndodhur ose nuk ka ndodhur.LDK është plotësisht e vetëdijshme se spektaklet e tilla te udhëtimeve vijnë si pasojë e dështimit në sjelljen e njohjeve të reja të Kosovës, premtime këto të dhëna disa herë nga ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri i ngarkuar për lobim.”Për më shumë, Qeveria dhe Presidentja po e humbin momentin e rëndësishëm pas përfundimit te pavarësisë së mbikëqyrur për të sjell njohje të reja. Kanë kaluar gati dy javë nga kjo ngjarje dhe e tëra që Ministri i Jashtëm ka bërë ka qenë vazhdimi i prononcimeve rreth njohjes se këtij apo atij shteti duke mos respektuar diskrecionin diplomatik.Shpenzimet enorme të krijuara nga biletat e transportit, meditjet, akomodimi, drekat dhe darkat do t’i kushtojnë minimum 200 mijë euro buxhetit të Kosovës për një javë udhëtim, edhe pse pritet që shumica e delegacionit do të vazhdojë qëndrimin edhe më gjatë”, thuhet në reagimin e LDK-së./standardi.

Lini një koment