Kosova anëtare në IACEA
Sot, Kosova ka fituar te gjitha votat e anëtarëve te IACEA-se dhe është anëtarësuar ne këtë organizate globale te aviacionit fillimisht për 2 vite dhe bazuar ne performancë, me tej mund të vazhdoj si anëtarë e përgjithshme.
Sekretari Gjeneral i IACEA-se Mike Eveleigh, pas votimit, theksoi se Kosova ka përkrahjen e plote te IACEA-se për themelimin e shkollës qendrore te fluturimit – Kadetet Ajror – Kosove. Me tutje ai i shprehu mirëseardhje Veton Breznica ne familjen e IACEA-se duke thëne se e mirëpret edhe shkëmbimin e kadetëve ajror gjate 2013 dhe 2014 me Kosovën.
Breznica me ftese nga Komandanti i Patrullës Civile Ajrore Amerikane do te realizoj një vizite gjate vitit 2013 ne SHBA për t’u njoftuar për se afërmi me mënyrën e funksionimit te Patrullës Civile Ajrore Amerikane.
