Kalo te lënda

EULEX: 9 vjet burg për Panteliqin

Një panel i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës vendas, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, në Gjykatën e Qarkut të Mitrovicës dënoi Jevro Panteliqin me nëntë vjet burgim për veprat penale pastrim parash, krim i organizuar dhe pronësi, kontrollë, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve.

EULEX-i përmes një komunikate për media bënë të ditur se, Panteliq u shfajësua nga akuza për kontrabandë të mallrave dhe shmangie të tatimit dhe taksave.

Përveç dënimit me burgim, z. Panteliq u urdhërua ta paguajë një gjobë prej 2000 euro. Janë konfiskuar një revole dhe municion, dy automjete dhe mbi 14,000 euro para të gatshme të cilat u sekuestruan gjatë arrestimit të tij.

Panteliq u arrestua më 17 maj 2011 nga policia e EULEX-it dhe që nga ajo kohë ka qenë në paraburgim në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës./standardi.dinfo

Lini një koment