Kalo te lënda

AAK: Pa u liru Ramushi s’ka vendim për koalicion

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e ka ndërmend të marrë asnjë vendim për të hyrë në koalicion qeverisës me PDK-në pa u marrë vendimi në Tribunalin e Hagës për liderin e saj Ramush Haradinaj.

Kjo parti sot ka mbajtur mbledhjen e kryesisë, por sipas zyrtarëve të saj, çështja e koalicionit nuk ka qenë temë diskutimi.

Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Besnik Tahiri në një konferencë për media, pas mbledhjes së kryesisë, ka deklaruar se koalicioni qeverisës me PDK-në nuk ka qenë temë diskutimit.

Ai ka thënë se kjo mbledhje ka qenë e rregullt në të cilën janë diskutuar disa çështje që kanë të bëjnë me zhvillimet aktuale në vend, por jo edhe për koalicionin.

“Çështja e koalicionit nuk është diskutuar dhe nuk ka qenë temë e agjendës. Si kryesi nuk e ke parë ta arsyeshme diskutimin e kësaj çështje, për faktin se nuk është momenti dhe koha. Mbi të gjitha, ne si AAK, jemi në pritje të vendimit për kryetarin tonë, derisa nuk kemi vendim, ne nuk do të marrim ndonjë hap politik i cili do ta ndryshonte pozicionin tonë”, ka thënë Tahiri.

Megjithatë, ai ka ripërsëritur gatishmërinë e AAK-së, për të marrë përgjegjësi të rëndësime të cilat kanë të bëjnë me interesat nacionale të vendit. “Ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi për çështjet nacionale, por për momentin në jemi në prite të vendimit për Ramushin, me shpresë se ky vendim do të vjen shumë shpejt”, ka thënë Tahiri, duke shtuare se asnjë zyrtarë i AAK-së nuk është takuar me ata të PDK-së për të diskutuar për punën e koalicionit.

Tutje Tahiri ka shtuar se askush në AAK nuk ka mandat zyrtarë që të bisedojë për punën e koalicionit deri në vendimin për lirimin e Ramush Haradinajt.

Duke folur për reformën zgjedhore, Tahiri ka konfirmuar qëndrimin e kësaj paritë, duke thënë se AAK do t’i votojë këtë reforma, edhe nëse partitë e tjera opozitare janë kundër këtyre reformave.

Lini një koment