Varga: Serbia s’mund ta kthejë Kosovën
Nënkryetari i Këshillit për Integrime Evropiane në parlamentin e serb, Laslo Varga, ka vlerësuar se shpallja eventuale e referendumit me pyetjen “BE ose Kosova” do të thotë se autoritetet e Serbisë nuk janë të gatshme të marrin përsipër përgjegjësinë dhe të marrin vendime reale.
“Nëse në një referendum të supozuar, shumica e njerëzve në Serbi do të zgjidhnin si alternativë Kosovën, as atëherë Serbia nuk mund ta kthejë Kosovën”, ka thënë Varga për gazetën e Novi Sadit, transmeton RTK.
Varga, i cili është hungarez, ka vlerësuar se integrimet evropiane dhe anëtarësimi në BE i Serbisë është qëllim real dhe i arritshëm, ndërsa lufta për Kosovën është joreale.
“Atëherë, çështja e Kosovës njëherë është zgjidhur, përkatësisht më nuk ka çështje”, ka thënë Varga.