Kalo te lënda

Shtyp një këmbësor dhe largohet, arrestohet Lindsay Lohan

New York, 19 shtator – Aktorja e njohur (më shumë për skandale të ndryshme) Lindsay Lohan është arrestuar sërish, kësaj here në New York.

Arresti i saj u bë si pasojë e shkeljes së një këmbësori me veturën e saj Porsche afër Dream Hotel, në Manhatan.

Rrethanë rënduese për të do të jetë edhe faktis e ajo është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit.

Siç transmeton BW, 30-vjeçari i shtypur është transportuar menjëherë nga kalimtarët në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aktorja është arrestuar pak çaste më vonë, kurse më pastaj është liruar dhe do të mbrohet në liri.

Lini një koment